Dardan Sejdiu: Unë nuk jam nënkryetari i ardhshëm i Prishtinës

Dardan Sejdiu: Unë nuk jam nënkryetari i ardhshëm i Prishtinës

Dardan Sejdiu përfundimisht nuk do të jetë nënkryetar i ardhshëm i Prishtinës, përcjell Periskopi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sejdiu përmes një shkrimi në profilin e tij Facebook.

Emri i tij është lakuar këto ditë në media që ai do jetë Nënkrzetar i Prishtinës, megjithatë një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Sejdiu ka thënë se një propozim i mundshëm do ta nderonte atë.

‘’Si propozim i mundshem do te me nderonte duke e marre parasysh dashnine qe e kam per qytetin dhe punen qe e kam bere ne te kaluaren ne Komune. Por, une nuk do te jem nenkryetar i Prishtines”, shkruan Sejdiu.

Postimi i plotë:

Une nuk jam nenkryetari i ardhshem i Prishtines.

Tash e sa dite emri im eshte perfol per Nenkryetar te Prishtines. Si propozim i mundshem do te me nderonte duke e marre parasysh dashnine qe e kam per qytetin dhe punen qe e kam bere ne te kaluaren ne Komune. Por, une nuk do te jem nenkryetar i Prishtines.

Rikthimi im ne politike, nese ndodh, do te jete i fokusum tek angazhimi e puna ekipore me projekt te qarte politik. Ky angazhim ne thelb do ta kete zhvillimin shoqenor e ekonomik me theks agjenden digjitale e te gjelber . Angazhim qe synon te ndertoje mireqenie, mbrojtje, e trajtim te drejte e te barabarte per te gjithe qytetaret.

Deri atehere, une do te vazhdoj te jem i angazhuar ne projekte profesionale. Ndersa ju te gjithe kujdesuni per veten dhe te afermit tuaj. Sa ma pak telashe dhe sa ma shume dashni mes nesh.

Faleminderit te gjitheve per mirekuptim,

Dardani

 

Shpërndaje në: