‘Dardanët’ pas shkarkimit të Challandes: Faleminderit dhe shëndet

‘Dardanët’ pas shkarkimit të Challandes: Faleminderit dhe shëndet

Tifogrupi i Kombëtares së Kosovës, ‘Dardanët’ kanë reaguar pas shkarkimit të Bernard Challandesit nga pozita e trajnerit të skuadrës.

Ata shpresojnë që Federata e Futbollit e Kosovës ta gjejë një selektor të ri adekuat për ekipin tonë shtetëror.

“Lamtumirat nuk janë asnjëherë momente të gëzueshme, sa janë çast i mirë për reflektim. Ne, tifozët e Kosovës, Bernard Challandes’in dëshirojmë ta falënderojmë për kontributin që dha te Kosova, me aq sa mundi të na ndihmojë. Çdo cikël e ka fundin e tij. I Challandes preku fundin, mirëpo ne do ta respektojmë për momentet e delirit që përjetuam nën drejtimin e tij në disa faza të caktuara”, thuhet në reagim.

“Nga trajneri i ri dhe zyrtarët që do të punojnë me të, presim rezultate konform pritshmërive objektive, qasje serioze dhe profesionale, si dhe zell të punës. Suksese pasardhësit, ndërsa trajnerit Challandes – faleminderit dhe shëndet”, potencohet në reagimin e tifozëve.

Shpërndaje në: