Dardanët u rikthehen stërvitjeve, flasin Rashica e Fazliji

Dardanët u rikthehen stërvitjeve, flasin Rashica e Fazliji

Pas fitores së parë në garat kualifikuese për Kampionatin Botëror, Kombëtarja e Kosovës i është rikthyer stërvitjeve për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës kundër Greqisë, që zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në stërvitjen e sotme përzgjedhësi Challandes ka pasur në dispozicion 13 futbollistë, ata të cilët nuk luajtën fare në ndeshjen e mbrëmshme dhe ata që u aktivizuan si zëvendësues, teksa lojtarët e tjerë patën rigjenerim në hotel.

Gjatë kësaj seance, Dardanët punuan me intensitet në disa segmente të lojës, teksa fitorja e arritur në Batumi ka bërë që edhe atmosfera në ekip të jetë shumë e mirë dhe entuziaste.

Tani vetëbesimi brenda ekipit është edhe më i madh dhe të gjithë besojnë se paraqitja e mirë do të vazhdojë edhe në sfidën me grekët.

Një optimizëm të tillë pas kësaj stërvitje për faqen zyrtare të FFK-së e kanë shfaqur edhe Milot Rashica, i cili për shkak të masave antiCovid të autoriteteve britanike ndaj shtetit gjeorgjian nuk pati mundësi t’i ndihmojë ekipit në ndeshjen e djeshme, si dhe mbrojtësi Betim Fazliji.

Kombëtarja e Kosovës nesër do ta zhvillojë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Greqinë, në orën 19:30.

Shpërndaje në: