Dardani i Javës: Aro Muriq më i mirë, pati qëndrim dinjitoz në bankën rezervë

Dardani i Javës: Aro Muriq më i mirë, pati qëndrim dinjitoz në bankën rezervë

Futbollistët kosovarë nuk shkëlqyen gjatë kësaj jave në ekipet e tyre respektive në Evropë. Ironikisht, lojtarin më të mirë do ta shpallim Aro Muriqin, për arsyen se pati qëndrim dinjitoz në bankën rezervë.

Ekipi i tij Nottingham Forest arriti vetëm një barazim pa gola me Queens Park Rangers derisa vazhdon të jetë në pjesën e lartme të tabelës në ndjekje të vendit të dytë që e çon direkt në Premier Ligë.

Për fatin e tij të keq, është Brice Samba i cili po ka paraqitje shumë të mira dhe Muriqi ka mbetur me vetëm katër ndeshje të zhvilluara në kategorinë e dytë angleze. Dardanëve iu mbetet të shpresojnë që të paktën Muriqi të marrë ndonjë minut nga trajneri Sabri Lamouchi si pjesë përgatitëse për ndeshjen e Kosovës me Maqedoninë në kuadër të Ligës së Kombeve që zhvillohet më 26 mars, shkruan Periskopi.

Në këtë vikend nuk u paraqit as kapiteni ynë Amir Rrahmani, për shkak të koronavirusit. Ndeshja e ekipit të tij u anuluar për shkak të sëmundjes infektive, ashtu si edhe tri ndeshje të tjera të ditës së dielë.

Vedat Muriqi ndërkohë zhgënjeu keq për Fenerbahçen në superderbin kundër Galatasarayit që u humb me rezultat tmerrues 3-1 në shtëpi. Feneri tashmë mbetet larg luftës për titull, por goxha larg edhe zonës që e çon në garat evropiane.

Milot Rashica luajti sërish dhe humbi sërish me Werder Bremenin që është futur në krizë të thellë në pritje të rënies nga liga. Ky klub është në vendin e parafundit dhe ka gjasa minimale për të shpëtuar disi.

Një lojtar tjetër që vlen të përmendet është edhe mbrojtësi Ibrahim Dresheviq që vazhdoi të luante për Heerenvenin në Holandë që barazoi 2-2.

Ndërkohë, Zhegrova e Celina nuk u paraqitën fare për Kosovën.

Nuk kishte lojtarë tjerë që vlen të përmenden, e prandaj Periskopi e shpall si “Dardan të Javës” Aro Muriqin duke shpresuar që ky i fundit të paktën të fitojë një paraqitje tjetër nga ekipi i tij në të ardhmen e afërt. /Periskopi

Shpërndaje në: