Darka ‘fancy’ e Lamës: Çka ishte ajo në histori dhe pse ia huqi aq keq Vjosa Osmani?

Darka ‘fancy’ e Lamës: Çka ishte ajo në histori dhe pse ia huqi aq keq Vjosa Osmani?

Mbrëmjen e kaluar, në skena të shëmtuara në Hotel “Emerald” u mblodhën njerëzit e pushtetit nën një organizim nga presidentja Vjosa Osmani, me paratë e qytetarëve, në të ashtuquajturën “Darkë të Lames”. Por, çka është kjo darkë?

Tradita ishte nisur nga ish presidenti i Kosovës, i ndjeri, Ibrahim Rugova. Duke qenë nga rajoni i Rugovës, dhe nga një traditë e pasur bujqësore e blegtore, ish presidenti për çdo vit e organizonte traditën në fjalë.

Kjo darkë nuk ka ndonjë lidhje me besimin e krishterë apo mysliman në trojet shqiptare, por besohet që vjen nga origjina jonë e lashtë pagane.

Festa në fjalë shënonte fundin e verës dhe fillimin e dimrit, kohën kur mblidheshin të lashtat dhe bereqeti.

Me fjalë të tjera, kjo festë njihej si “darka e fushës” ose “darka e bereqetit” dhe prandaj, në Emerald ishin vendosur edhe dujtë e kashtës për t’i bërë kryebujqit tanë të ndiheshin sa më në afërsi të natyrës.

Quhet e lamës, sepse “lama” ka qenë vendi i rrafshët në fshatra malore, ku janë shirë të korrat, kryesisht të misrit. Ndërsa në fushë ka marrë emrin “darka e fushës”, pasi janë vjelë të mirat e saj, kryesisht të grurit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi që kjo darkë i kishte dhënë shprehjes së varfërisë “bukë, kripë e zemër” por në fakt, kuptimi i saj është shumë më i ndryshëm.

Për më tepër, nuk besohet që varfëria dhe puna e arave mund të shprehet në Hotel Emerald. /Periskopi

Shpërndaje në: