Darren Fletcher pritet ta drejtojë Man Unitedit kundër Villarrealit, pasi klubi vendos ta shkarkojë Solskjaerin

Darren Fletcher pritet ta drejtojë Man Unitedit kundër Villarrealit, pasi klubi vendos ta shkarkojë Solskjaerin

Darren Fletcher pritet ta drejtojë Manchester Unitedin në Champions League kundër Villarrealit, të martën, pasi klubi ka vendosur ta shkarkojë Ole Gunnar Solskjaerin pas humbjes 4-1 nga Watfordi.

Humbja e pestë e Unitedit në Premier League e lë skuadrën në vendin e shtatë në tabelë, gjashtë pikë prapa vendit të katërt dhe 12 prapa liderit të padiskutueshëm dhe skuadrës më të mirë në Angli aktualisht, Chelseat, transmeton Periskopi.

Solskjaer ka regjistruar vetëm një fitore në shtatë ndeshjet e fundit në drejtim të ‘Djajve të Kuq’ (një fitore 3-0 kundër Tottenhamit si mysafir më 30 tetor) dhe e ardhmja e norvegjezit u diskutua gjatë një mbledhje emërgjente të bordit të shtunën mbrëma.

Joel Glazer, bashkë-pronari i Unitedit, raportohet se pati fjalën e fundit dhe vendosi se ishte në interesin më të mirë të klubit të ndante rrugët me Solskjaerin.

Kjo sipas shumë burimeve, përfshirë Duncan Castlers nga Sunday Times, derisa Fabrizio Romano thotë se në komunikatën e klubit do të thuhet se me konsensus të përbashkët klubi dhe Solskjaer do të ndajnë rrugët.

Zinedine Zidane është aktualisht favoriti kryesor për ta pasuar Solskjaerin.

‘The Telegraph’ ka kuptuar se Darren Fletcher do të marrë drejtimin e përkohshëm të skuadrës për ndeshjen e së martës kundër Villarrealit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: