DASH: Lirimet e parakohshme të të akuzuarve për terrorizëm ngrejnë pikëpyetje për sigurinë në Kosovë

DASH: Lirimet e parakohshme të të akuzuarve për terrorizëm ngrejnë pikëpyetje për sigurinë në Kosovë

Departamenti i Shtetit i SHBA-së, ka publikuar raportin për luftimin e terrorizmit, ku thuhet se Kosova vazhdoi të luftojë kërcënimin e terrorizmit përmes bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara.

Raporti i cili në shumicën e tij lavdëron Kosovën në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftimin e terrorizmit, ka vënë në pikëpyetje sigurinë afatgjate në vend.

Sipas raportit, dënimet e shkurtra, lirimi i parakohshëm nga burgu dhe mungesa e mbikëqyrjes së organizuar pas lirimit të të dyshuarve për kryerjen ose mbështetjen e aktiviteteve terroriste, ngrenë pyetje për sigurinë afatgjate.
“Korniza legjislative e Kosovës është ndër më të prirurat në Ballkan për ndjekjen penale të individëve të dyshuar për kryerjen ose mbështetjen e aktiviteteve terroriste, por dënimet e shkurtra, lirimi i parakohshëm nga burgu dhe mungesa e mbikëqyrjes së organizuar pas lirimit ngrenë pyetje për sigurinë afatgjate”, thuhet në raportin e DASH-it.

Po ashtu në raport përmendet edhe se Kosova e ka cilësuar Hizbollahun si organizatë terroriste.

Shpërndaje në: