“Dashuri në shikim të parë” – Georgina tregon detaje nga takimi i parë me Ronaldon

“Dashuri në shikim të parë” – Georgina tregon detaje nga takimi i parë me Ronaldon

Georgina Rodriguez e ka pranuar se është dashuruar në shikim të parë në Cristiano Ronaldon, derisa ajo kishte takuar yllin portugez në një dyqan rrobash në Madrid

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë në lidhje që një kohë të gjatë dhe kanë një vajzë të quajtur Alana Martina, shkruan Periskopi.

25 vjeçarja ka thënë se është dashuruar në shikim të parë në Ronaldon.

 Georgina Rodriguez swapped Madrid for Turin when her other half joined Juventus last summer

“Takimi ynë i parë ka qenë te Gucci, aty ku unë kam punuar si shitëse,” ka thënë Rodriguez.

“Disa ditë më vonë ne pamë njëri-tjetrin përsëri në ngjarjen e një marke tjetër dhe atëhere mund të flisnim në një atmosferë të relaksuar, jashtë ambientit tim të punës. Ishte dashuri në shikim të parë për të dy,”.

 The power couple are fighting allegations that Cristiano Ronaldo raped a woman back in 2009

Georgina është e lumtur që jeton me Ronaldon dhe ajo është vazhdimisht prezente në çdo lojë që e luan ylli portugez.

Ndryshe, Ronaldo ka edhe tre fëmijë tjerë, Cristiano Jr, si dhe binjakët Eva dhe Mateo, që të gjithë këtyre nuk iu dihet identiteti i nënës. /Periskopi/

 Georgina Rodriguez loves being a mother to all of Cristiano's children and describes the home as her 'temple'

Shpërndaje në: