Dashuria e çmendur e kubanëve për Lladat ruse

Dashuria e çmendur e kubanëve për Lladat ruse

Llendi është një burrë me stil. Ai duket mjaft mirë, ka të veshur një këmishë me mëngë të shkurtëra, dhe mban një Lladë tepër tepër të tmerrshme.

50 vjet më herët, Llada nuk po prodhonte më në Tolyatti, një qytet rus ku ndodhej kompania. Pas tri ditësh, festohet ditëlindja e 150 e Vladimir Iliç Leninit.

Bashkëpunimi mes shtetit sovjetik dhe Fiatit italian, bëri që Llada të ishte vizioni i dizajnuesve që donin t’i bënin këto vetura të vogla virtualisht të pashkatërrueshme. Rezultati ishte Zhiguli, një Fiat 124 që edhe poetët e kanë pasur të zorshme ta përshkruajnë.

Llada ‘klasike’ u bë një ndër makinat më të prodhuara në histori, me gjithsej 18 milionë sosh.

Në vitet ’70, ndihma sovjetike për Kubën ishte në kulmin e saj. “Qeveria iu jepte Llada mjekëve, njerëzve që punonin në fermat e sheqerit, atletëve, inxhinierëve, shkencëtarëve,” thotë Hendy Cobas, anëtar i Klubit “Miqtë e Motorit” në Kubë që i ka 1 mijë anëtarë.

Kushdo që kishte një Lladë në Kubë shihej si një person tepër i rëndësishëm.

Willy Hierro Allen, një redaktor 77 vjeçar i revistës Shkelqësitë e Motorit kujton një nga ditët e tij më të lumtura: “Në vitin 1978, po e udhëhiqja gazetën Transporte, dhe më duket se dikush mendonte se e meritoja (një Lladë). Zëvendësministri më thirri e më tha “ti do ta kesh një Lladë.” Isha tepër i gëzuar. Kerri ishte i kaltër. Ende e mbaj me atë ngjyrë.”

Lladat për kubanët janë bërë si pjesë të familjes sepse gati secili prej tyre di se si t’i ndreqë kur prishen, e se si t’i sentimentalizojë e t’i zbus.

“Kam parë modifikime të shumta të kerrit, thithëse tjera ajri, apo zgjatime që e bënin të ishte më poshtë tokës, por, përveç sistemeve të muzikës, këto vetura janë gjithnjë të vogla.” – thotë ai.

Në Kubë besohet se janë rreth 250 mijë Llada. /Periskopi

Shpërndaje në: