Dasmë, makabër, funerale, morg: Gjuha e urrejtjes që përdorte Albin Kurti ndaj Armend Zemajt për pandeminë

Dasmë, makabër, funerale, morg: Gjuha e urrejtjes që përdorte Albin Kurti ndaj Armend Zemajt për pandeminë

Kryeministri Albin Kurti njihet për fjalimet e tij që përmbajnë shumë fjalë të rënda por të lidhura mirë. Sidoqoftë, ai s’mund ta kishte menduar më keq një fjalim denoncues ndaj ish Qeverisë Hoti dhe ish ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Me një fjalim plot mllef e të shara, Kurti denonconte ministrin Armend Zemaj duke thënë se ky i fundit kishte dashur të bëhej ministër dhe prandaj kishte përfunduar si ministër i Shëndetësisë.

“Ministri aktual i Shëndetësisë, është ministër i Shëndetësisë jo sepse ka dashtë të bëhet ministër i Shëndetësisë, por sepse ka dashtë të bëhet ministër, e i ka qëllu shëndetësia.” – shprehej Kurti, përcjell Periskopi.

Por, në kohën kur duhej theksuar gjithnjë e më shumë përgjegjshmërinë e ndjeshmërinë qytetare, si opozitar ai s’ndalte gjuhën e urrejtjes duke përdorur fraza të rënda si “situatë makabër, nuk pushojnë funeralet e QKU është shndërru në morg.”

Të gjitha këto deklarata kanë munguar kur prej muajit gusht vendi është përballur me një shpërthim të frikshëm të pandemisë, ku numri i të vdekurve ka tejkaluar çdo parashikim dhe çdo rekord të kohës së Qeverisë Hoti.

Kurti pat deklaruar së fundi se ata thjesht kanë respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike [IKShPK].

Shpërndaje në: