Daut Haradinaj: Albin Kurti ishte radikal në ndërrim qëndrimesh

Daut Haradinaj: Albin Kurti ishte radikal në ndërrim qëndrimesh

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së Daut Haradinaj edhe një herë ka numëruar arsyet se pse po refuzojnë heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Haradinaj thotë se Serbia nuk po ndryshon pikëpamjen ndaj Kosovës dhe se taksa nuk duhet hequr pa njohje.

“Po shohim armatosje të Serbisë nga Rusia”, tha Haradinaj në emisionin ‘DPT te Fidani” në T7.

“Nuk po kërkojmë më shumë sesa ata që na kanë njohur më 17 shkurt”, tha Haradinaj duke arsyetuar kundërshtimin nga ana e SHBA’së për mbajtën e taksës.

“SHBA’të nuk duhet gënjyer por kuptojnë kur iu thoni të vërtetën”, shtoi ai.

“S’duhet hequr taksa pa na njohur Serbia”, tha Haradinaj.

Deputeti i AAK’së shprehet i habitur me qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti ndaj taksës.

“Qëndrimet e tij kanë ndërruar radikalisht. Nuk është më ai Kurti që unë e mbaj mend, Albin e di shumë se kush është Serbia sepse ka qenë viktimë e tyre. S’mundesh me paramendu që është i njëjti njeri, me ndi çka ka thënë më herët dhe çka thotë tani”, theksoi ai.

Tutje, Haradinaj ka thënë se heqja e taksës është një hap përpara për Serbinë./Periskopi/

Shpërndaje në: