Daut Haradinaj: Amerika është aksionare në lirinë, pavarësinë dhe Ushtrinë e Kosovës

Daut Haradinaj: Amerika është aksionare në lirinë, pavarësinë dhe Ushtrinë e Kosovës

 Daut Haradinaj nga radhët e AAK-së ka folur për partneritetin e Kosovës me ShBA-të pas vizitës së kryeministrit Kurti dhe ish-kryeministrit Haradinaj në ShBA.

Në ‘Rubikon’ të Klan Kosovës, Haradinaj tha se është e pamundur të shkëpusësh kontratën gazit amerikan dhe njëkohësisht të jesh aleat i Amerikës.

“S’mundemi me qenë aleat e partner me ShBA-të e në të njëjtën kohë të shkëpusim kontratën gazit Amerikan”.

“Amerika është aksionare në lirinë e Kosovës, pavarësimin dhe Ushtrinë e saj, kjo nuk ndryshon”, tha Haradinaj.

Ndërsa për vizitën e kryeministrit Kurti në ShBA, Haradinaj tha se ai atje apeloj për ardhjen e taksive, sikur Kosova të mos kishte probleme tjera.

“Kryeministri Kurti gjatë vizitës në ShBA, apeloj për ardhjen e taksive, thuajse Kosova nuk ka probleme tjera”, u shpreh ai.

Haradinaj ka shtuar se infrastruktura është parakusht për zhvillimin ekonomik, dhe se kjo qeveri e ka lënë krejt anash këtë temë.

“Shihni rrugën Dollc – Gjakovë që e lidh me zonen e lirë ekonomike amerikane në çfarë gjendje e ka lënë kjo qeveri.

“Infrastruktura është parakusht për investime, shembull e kini kompaninë Komodita në Gjakovë që sot i ka të punësuar mbi 4 mijë punëtorë”, është shprehur Haradinaj.

Shpërndaje në: