Daut Haradinaj: Bizneset do të kenë trajtim të barabartë

Periskopi.com Lajme

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka thënë se një numër i madh i bizneseve që janë përballur me vështirësi financiare në gjatë pandemisë, nuk janë trajtuar barabartë nga qeverisja komunale.

Sipas tij, kompania ”24 yjet”  me mbi 60 të punësuar është vetëm njëra prej tyre.

‘Për shkak të pandemisë Covid – 19 shumë biznese janë përballur me vështirësi financiare. Ndërkaq një numër i madh nuk u trajtuan barabartë nga qeverisja komunale. E tillë ështe edhe kompania 24 Yjet, me mbi 60 të punësuar,” -ka thënë Haradinaj.

Ai ka premtuar për zgjidhjen e këtij problemi.

‘Gjatë takimit që pata me ta iu premtova që problemet e tyre do të gjejnë zgjidhje urgjente. Gjatë qeverisjes sime do të ketë barazi në trajtim të bizneseve.”

”Shihet kjartë që ka një hapësirë të duplifikuar ose dyfish, krahasuar me atë që është i standardit të rregullt. Shpresoj që ta trajtojnë me prioritet sepse fatkeqësisht pandemia i kishte goditë tej mase e aq më tepër edhe situata me komunën e Prishtinës që akoma nuk e kanë zgjidhur statusin e vet ligjor, juridik të operimit në kryeqytet. Dihet që kjo kompani kishte rreth 62 punëtorë. Por pas takimit që patëm iu premtova që ky problem do të zgjidhet urgjent,’’ – ka shtuar Haradinaj.

Shpërndaje në: