Daut Haradinaj: Do ta funksionalizojmë stadiumin e Bërnicës dhe do të përkrahim klubet e Prishtinës

Daut Haradinaj: Do ta funksionalizojmë stadiumin e Bërnicës dhe do të përkrahim klubet e Prishtinës

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së Daut Haradinaj, futbollistëve ju ka premtuar përkrahje si dhe ka premtuar që do të funksionalizojë stadiumin e Bërnicës.

Tutje Haradinaj tha se sportistët e kryeqytetit janë krenaria jonë.

“Sportistët e kryeqytetit janë krenaria jonë. Gjatë qeverisjes së ardhshme, përveç dyfishimit të buxhetit për ta, do të kenë rol të rëndësishëm në vendimmarrrje. Stadiumi i Bërnicës do të funksionalizohet në bashkëpunim të plotë me qeverinë, klubin dhe komunën. Prishtina ka klube elitare, Prishtinën, Ramiz Sadikun, Kosovën e Prishtinës, Flamurtarin, Hajvalinë, 2 Korrikun, Rilindjen dhe Shkëndijën, të cilat do të kenë trajtim të dinjitetshëm duke mos harruar edhe klubet tjera prishtinase që janë ne rritje”, ka thënë Haradinaj.

Shpërndaje në: