Daut Haradinaj: Do të ketë nënkalime në qendër të Prishtinës e parkingje vertikale

Daut Haradinaj: Do të ketë nënkalime në qendër të Prishtinës e parkingje vertikale

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka thënë në Debat Pernime se zgjidhje për tollovinë në kryeqytet do të jenë nënkalimet.

Haradinaj ka thënë se do të ketë nënkalime në qendër të Prishtinës e parkingje vertikale.

“Nënkalimet janë zgjidhje. Do të ketë dy nënkalime në shesh, do të ketë nënkalim prej katedrales e deri te Grandi, e më pas deri të Boro Ramizi. Do të ketë parkingje vertikale”, ka thënë Haradinaj në DebatPernime.

 

Shpërndaje në: