Daut Haradinaj e ka prioritet Kodrën e Trimave: Kësaj lagje do t’i lejohet ndërtimi i larte dhe legalizimi i objekteve

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj i ftuar në një intervistë për televizionin publik se me marrjen e mandatit si kryetar i Prishtinës prioritet do ta ketë Kodrën e Trimave, pasi që sipas tij kjo lagje është diskriminuar nga gjitha pushtetet e kaluara, duke ngecur si njëra ndër lagjet më të pa zhvilluara të kryeqytetit.

‘Në lagjen e Kodrës së Trimave vazhdon të jetë problem legalizmi. Unë e kam planifikuar që kësaj lagje t’i mundësohet rritja e koeficientit të ndërtimit, pra t’i lejohet ndërtimi i lartë si dhe të nis legalizimi i objekteve pasi që shumë familje vazhdojnë të jenë të ngujuara për shkak që nuk kanë mundësi as t’i shesin ato prona apo t’i përdorin për hipotekë’, u shpreh Haradinaj.