Daut Haradinaj: Familjet më kredibile të kryeqytetit përfaqësohen në listën tonë për asamble në Prishtinë

Daut Haradinaj: Familjet më kredibile të kryeqytetit përfaqësohen në listën tonë për asamble në Prishtinë

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj në një emision televiziv ka komentuar listën e tij për asamblenë komunale të Prishtinës.

Duke folur për përbërjen e kësaj liste, Haradinaj ka thënë se në listen e tij për Prishtinën janë personalitete nga familjet më kredibile në Prishtinë.

“Lista jonë përbëhet nga personalitete të respektuara nga të gjitha fushat. Mjekë, sportistë, gastronomë, artistë të gjithë nga familjet më të njohura në Prishtinë. Kjo edhe është arsyeja pse i kemi kushtuar rëndësi të veçantë edhe programit. Nuk kemi premtime megalomane por projekte konkrete”, përfundoi Haradinaj.

Shpërndaje në: