Daut Haradinaj: Inspektorati Policor të hetojë arrestimin dhe përgjakjen e Dardan Molliqajt nga Policia

Daut Haradinaj: Inspektorati Policor të hetojë arrestimin dhe përgjakjen e Dardan Molliqajt nga Policia

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka thënë se arrestimi dhe përgjakja e Dardan Molliqajt nga Policia duhet të hetohet nga Inspektorati Policor.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar se Kushtetuta e Kosovës e garanton të drejtën për të protestuar.

“Kushtetuta e Kosovës garanton të drejtën për të protestuar, prandaj arrestimi dhe përgjakja e Dardan Molliqajt duhet të jetë rast për Inspektoratin Policor, për të verifikuar se a ka pasur tejkalim të kompetencave”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kujtojmë se Polica e Kosovës ka arrestuar 5 aktivistë të PSD-së të cilët protestuan , duke e ndërprerë konferencën e kryetares së Gjykatës speciale Ekaterina Trendafilova e cila po qëndron në Kosovë./Periskopi/

Shpërndaje në: