Daut Haradinaj: Kodra e Trimave do ta ketë vëmendjen që e meriton

Daut Haradinaj: Kodra e Trimave do ta ketë vëmendjen që e meriton

Kandidati për kryetar të Prishtinês, Daut Haradinaj ka vazhduar me fushatën për kryeqytetin. Haradinaj kësaj radhe ka vizituar lagjen Kodra e Trimave, lagje kjo sipas tij, e lënë në harresë nga qeverisjet e kaluara.

Duke shpalosur planet e tij për këtë lagje, Haradinaj ka thënë se do të punojë për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara ndër vite. Çështjet e pronësisë, plani rregullativ, gjetja e një formule për lejimin e ndërtimit të lartë, ndërtimi i palestrave sportive janë disa që Haradinaj thotë se do trajtohen me urgjencë në këtë pjesë të kryeqytetit.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Kodra e Trimave do ta ketë vëmendjen që e meriton. Problemet e grumbulluara të kësaj lagje do të trajtohen e zgjidhen veç e veç.

Kemi analizuar në detaje çdo rrugë e çdo pjesë të kësaj lagje të kryeqytetit. Kemi plane konkrete për zgjidhjen e tyre.

#eparaPrishtina

#punamarë

Shpërndaje në: