Daut Haradinaj: Kodra e Trimave do të jetë në fokus të qeverisjes sime

Daut Haradinaj: Kodra e Trimave do të jetë në fokus të qeverisjes sime

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka thënë se fokus i qeverisjes së ardhshme në Kryeqytet do të jetë Kodra e Trimave dhe veçmas të rinjtë.
Haradinaj ka thënë se do të krijohen mundësitë e mbajtjes së praktikës në Komunë dhe biznese në Prishtinë për studentët dhe të sapodiplomuarit.

“Me kandidatin Visar Dili sot diskutuam për zhvillimin e planit për subvencionimin e bizneseve të vogla, me fokus Kodrën e Trimave dhe planin për dhënien e mundësisë për studentët dhe të sapodiplomuarit për mbajtje të praktikës profesionale në komunë dhe bizneset e kryeqytetit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Shpërndaje në: