Daut Haradinaj kryeson sondazhin për Prishtinën

Daut Haradinaj kryeson sondazhin për Prishtinën

Një debat me analistë në një studio televizive, ishte i përcjellur edhe me sondazh live me shikuesit.

Përderisa analistët debatonin në studio, mundësia për të votuar fillimisht u dha në YouTube dhe rezultatet e sondazhin parashihnin një balotazh mes z.Daut Haradinaj më 39% dhe z.Arben Vitia me 27%. Kandidatët e tjerë morën 34% të votave të respodentëve, Uran Ismajli 20% përkatësisht Përparim Rama 14%.

Duke mos ju pëlqyer fakti se kandidati i AAK-së për Prishtinën po fitonte në sondazhin fillestar, redaksia e televizionit, votimin e zhvendosi në rrjetin Facebook, e pasi rezultatet edhe aty nuk ishin sipas politikës redaktoriale të mediumit dhe kandidati Haradinaj vazhdonte të printe, çuditërisht sondazhi nuk u publikua fare.

Është e çuditshme dhe nuk ka ndodhur më parë që ndonjë sondazh të mos publikohet, pa e dhënë arsyetimin, e kjo më së paku mund të vlerësohet joprofesionalizëm për një televizion i cili aspiron të jetë kampion për shikueshmëri në vend. Vlen të ceket se në fillim të sondazhit, z.Haradinaj as nuk ishte vendosur si opsion që të votohet, por dëshira e madhe e qytetarëve të Prishtinës për ndryshim dhe për një kryetar të guximshëm e me plan të qartë për Kryeqytetin, nuk mund të shtypet nga askush.

Shpërndaje në: