Daut Haradinaj: Ma kanë kopjuar programin 100%, as ngjyrat s’i kishin ndërruar

Periskopi.com Lajme

Daut Haradinaj, kandidat i AAK’së për kryetar të Prishtinës ka kritikuar kundërkandidatët siç tha për vjedhje të ideve të tij. Këtu ai ka folur për planet e tij për spitalin e Prishtinës i cili sipas tij do të ndërtohej në Llukar.

“Këtu duhet të jetë një spital i përgjithshëm i kryeqytetit. Jemi i vetmi kryeqytet që s’ka spital”, theksoi Haradinaj.

“Kjo mund të realizohet edhe është vend ideal’, theksoi Haradinaj në Pressing në T7.

“Jam falënderues edhe ndaj kundërkandidatëve që kanë filluar me i inicu, me shty këtë projekt. Faleminderit edhe prej atyre që as fotot nuk i kishin ndërruar, as përshkrimin. Kanë mujt ngjyrën pak me i ndërruar”, theksoi ai.

“100 për qind e kanë vjedhur por s’ka rëndësi. Kur është për mirë se kjo nuk është zbulim i jemi”, tha Haradinaj.

Shpërndaje në: