Daut Haradinaj me plan konkret për varrezat e dëshmorëve në Velani

Daut Haradinaj me plan konkret për varrezat e dëshmorëve në Velani

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se ka plan të qartë për rregullimin e varrezave në lagjen Velania të Prishtinës.

Haradinaj ka thënë se nësë ai arrin të bëhet kryetar i Prishtinës këto varreza do të përfundojnë në qershor të vitit të ardhshëm, duke thënë se më parë ka munguar vullneti për rregullimin e këtyre varrezave.

“Me 16 qershor të vitit duhet të jetë i përfundum ky projekt. Datë kjo që lidhet me çlirimin e vendit. Rregullim i varrezave nuk kanë një kosto të madhe”

“Jemi tu e ba një projekt që ka me kanë ma i mirë në Kosovë. Po ashtu edhe parku i Velanisë do të jetë një pamje e mirë për banorët që kanë me mujtë me shfrytëzu”, ka thënë ai, transmeton Periskopi.

Ai ka thënë se do të insistojë që ndërtimet e banesave afër varrezave të bëhen më larg.

 

Shpërndaje në: