Daut Haradinaj me plane mahnitëse për Pallatin e Rinisë

Daut Haradinaj me plane mahnitëse për Pallatin e Rinisë

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ishte i ftuar në një emisionin televiziv ku ka shpalosur Programin për Prishtinën.

Haradinaj ka thënë për parkingun e Pallatit të Rinisë se kur ka nisur projekti i objektit të Pallatit të Rinisë ky parking është paraparë për pishinë siç është quajtur pishinë olimpike.

“Në rast se e shihni aty janë edhe pllatot e ulëseve për shikues, domethënë deri më këtu ka qenë projekti i përfunduar, këtu siç duket në mungesë të fondeve ose thuhet se kur janë prish situatat në mes të komunitetit krahinor atë kohë nuk ka përfundu”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur se nëse bëhet ajo pishinë çfarë do ndodhë më veturat që parkohen këtu Haradinaj ka theksuar se mund të bëhen parkingje nëntokësore dhe mbitokësore në një objekt të përbashkët me një kosto të cilën e jep me një partneritet publiko-privat.

“Ky vend nuk ka qenë i paraparë për parking por është vetëm në situatë shfrytëzimi, nuk është parking as në planin rregullativ të qytetit por siç duket e shfrytëzojnë”, ka thënë tutje Haradinaj.

Tutje Haradinaj ka folur për pllatot që ndodhen mbrapa Pallatit të Rinisë, përkatësisht në parking të këtij objekti, ai ka thënë se ato nuk janë shkallë sepse siç thotë ai qytetarët mendojnë që janë shkallë ndërkohë që ato janë menduar të shërbejnë si ulëse për vëzhgimin e aktiviteteve ujore si waterpollo, notim, gara e që lidhen pastaj me pjesën e brendshme të palestrës.

“Kjo është për pjesën përballë Dragodanit, ndërsa ana e kundër është mendu prej inxhinierëve dhe arkitektëve që të jetë një pllato rekreacioni që është po ashtu me një kosto simbolike dhe jo një kosto shumë të madhe por që të jetë e lidhur me pjesën e Grandit ku rinia mund ta shfrytëzojë për rekreacion të natyrave të ndryshme pa e pengu trafikun poshtë edhe pse me një projekt ekzistues për të cilin nuk e di deri ku ka shku ka qenë e paraparë kjo pjesë por që nuk është realizuar”, ka thënë Haradinaj.

Shpërndaje në: