Daut Haradinaj merr mbështetje në Matiqan: Në qeverisjen tonë nuk do të mbetet asnjë pjesë e qytetit pa u trajtuar

Daut Haradinaj merr mbështetje në Matiqan: Në qeverisjen tonë nuk do të mbetet asnjë pjesë e qytetit pa u trajtuar

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj në kuadër të fushatës së tij në kryeqytet, sot ka vizituar Matiqanin, ku është pritur nga një pjesë e madhe e banorëve të ishin tejet të interesuar për të bashkëbiseduar rreth ofertës së tij për Prishtinën.

Haradinaj përmes një njoftimi në facebook u shpreh se Matiqani është njëra ndër zonat më atraktive të kryeqytetit, por vërehet qartë mungesa e përkujdesjes së qeverisjes komunale në këtë pjesë.

Haradinaj banorëve të Matiqanit iu premtoi se gjatë qeverisjes së tij nuk do të mbetet asnjë pjesë e qytetit pa u trajtuar.

Ndër të tjera, Haradinaj u shpreh se mungesa e investimeve në infrastrukturë dhe rreziku nga qentë endacakë janë tema që nuk do t’i lëjmë pa i trajtuar.

Kujtojmë se fushata Haradinajt po vlerësohet pozitivisht nga shumë njohës të zhvillimeve politike. Haradinaj shihet si kandidat serioz në garën për Prishtinë, ndërkaq lista e tij për Prishtinën po vlerësohet pothuajse nga gjithë opinionistët.

https://www.facebook.com/1558607637525692/posts/4253721298014299/?sfnsn=mo

 

Shpërndaje në: