Daut Haradinaj: Në 6 muajt e parë të qeverisjes mbi 46 mijë njësi banesore të pajisen me pranim teknik

Daut Haradinaj: Në 6 muajt e parë të qeverisjes mbi 46 mijë njësi banesore të pajisen me pranim teknik

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka thënë se në gjashtë mujorin e parë të qeverisjes nga ai në Kryeqytet, do të bëhet pranimi teknik i mbi 46 mijë njësive banesore.

Haradinaj ka thënë se kryetari mund ta autorizoj drejtorin e Urbanizmit që të krijon Komision për verifikimin e objekteve dhe pranimin teknik të tyre.

“Në bazë të ligjit të Procedurës Administrative, neni 13 i lejohet kryetarit të Komunës ta autorizoj Drejtorin e Urbanizmit që të krijon Komision dhe me kryetar të Komisionit për verifikimin e objektit dhe pranimin Teknik. Në rast se ai objekt nuk i ka plotësuar kushtet, duhet të ndjeket penalisht ai inspektor i cili ka lejuar të ndërtohet ai objekt me leje dhe tash mbas shumë viteve ai objekt nuk po i plotësojka kushtet”, ka thënë Daut Haradinaj.

Ai ka shtuar se ka pasur shumë debate rreth kësaj çështje mirëpo nuk ka pasur vullnet për të kryer punë.

“Është shumë e thjesht kjo, po e them këtë sepse ka pasur shumë debate nëse ka të drejt ose jo, nëse mundet ose nuk mundet, realizohet ose nuk realizohet. Pra, realizohet nëse ka vullnet mund të krijohen 30 komisione të cilat Brenda gjashtë muajve të gjitha këto objekte e marrin pranimin Teknik, vetëm me pas vullnet dhe mos me nejt në kafe por me u kanë në krye të detyrës, në të kundërtën me u ndrru dhe me u sanksionu. Kjo është një mundësi reale me bë zgjidhje për të paktën 50 mijë banorë të kryeqytetit”, është shprehur Haradinaj.

Shpërndaje në: