Daut Haradinaj për Kurtin: Edhe patriot me shqiponjë edhe anti UÇK pak problem, nuk shkojnë bashkë

Daut Haradinaj për Kurtin: Edhe patriot me shqiponjë edhe anti UÇK pak problem, nuk shkojnë bashkë

Daut Haradinaj ka thënë se qasja e VV-së ndaj kategorive të lirisë është e gabueshme.

Haradinaj ka thënë se VV-së dhe Kurtit i është kërkuar që të kenë konsideratë nenin për veteranët në ligjin për rritjen e pagës minimale por nuk ka pasur mirëkuptim për këtë çështje. Tutje ai thotë se me këtë ligj, qeveria është pozicionuar si anti-UÇK.

“Pozicioni me këtë ligj. Nuk jam prej atyre, kam qenë vet deputet dhe kam luftuar të mbajë një balancë. Kam qenë edhe kundër OVL me raste, e dini. Por nëse shihni jetën e qytetarëve se sa ka kosto të shumëfishuara në kuletë, atëherë thashë pse duhet të ketë një ligj. Pse duhet të ketë një nen të veçantë për veteranë”, shtoi ai në emisionin Pressing në T7.

Haradinaj gjithashtu ka kritikuar qasjen e Kurtit kur bëhet fjalë për veteranët, ku sipas tij gjatë qeverisjes së Kurtit janë diskriminuar vazhdimisht.

“Nuk mundesh edhe me qenë patriot tu e bë simbolin e shqiponjës edhe me qenë anti UÇK, pak problem se këto nuk shkojnë bashkë”, tha ai.

Ndër të tjera, Haradinaj ka treguar format se si mund tu plotësohen kërkesat veteranëve të UÇK’së.

“Janë tre forma se si zgjidhet ky problem, e para është amandamentimi, e dyta është tërheqja se qeveria ka drejtë me tërheq, e treta mund të jetë ligj krejtësisht e veçantë për veteranët”, tha Haradinaj.

Shpërndaje në: