Daut Haradinaj për rastin tragjik në Pejë: Në këto kohë të vështira na duhet pajtim

Daut Haradinaj për rastin tragjik në Pejë: Në këto kohë të vështira na duhet pajtim

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka reaguar pas rastit të mbrëmshëm tragjik në Pejë ku mbetën të vrarë dy persona.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, Daut Haradinaj ju ka shprehur ngushëllime familjeve Ademaj dhe Kadrijaj.

“Me keqardhje pranova lajmin për vrasjen e kandidatit për Kryetar të Komunës së Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj, dhe zyrtarit të PDK-së në Deçan, Blerand Kadrijaj”, ka shkruar Daut Haradinaj.

Postimi i plotë: 

Me keqardhje pranova lajmin për vrasjen e kandidatit për Kryetar Komunës së Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj, dhe zyrtarit të PDK-së në Deçan, Blerand Kadrijaj.

Ngushëllime familjarëve dhe miqve!

Në këto kohë të vështira na duhet pajtim.

Astriti dhe Blerandi, u prehshin në paqe!

Shpërndaje në: