Daut Haradinaj për Uran Ismailin: Përveç Bon Vivantit, nuk njihet për ndonjë sukses në kryeqytet

Daut Haradinaj për Uran Ismailin: Përveç Bon Vivantit, nuk njihet për ndonjë sukses në kryeqytet

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, i ftuar në njërin nga televizionet kombëtare u pyet edhe për kundërkandidatët e tij.

Duke foluar për kandidatin e PDK-së, Uran Ismaili ai tha se i njëjti ka qenë për 3 vite asamblist në kryeqytet por i njëjti nuk njihet për ndonjë sukses apo projekt që e ka shtyer në interes të qytetarëve.

‘Është mirë me e pyet Uranin se cili ka qenë roli i tij si asamblist. A ka dhënë ndonjë kontribut në ndonjë nismë apo projekt. Por gjithë e dijnë që e vetmja gjë për të cilën njihet në kryeqytet është Bon Vivanti’, u shpreh Haradinaj.

Shpërndaje në: