Daut Haradinaj: Përparim Rama do të ishte një drejtor i mirë nëse merr detyra nga një kryetar i mirë

Daut Haradinaj: Përparim Rama do të ishte një drejtor i mirë nëse merr detyra nga një kryetar i mirë

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka thënë se për herë të parë për Përparim Ramën ka dëgjuar për shkak të projektit të Badocit.

‘Është arkitekt i mirë, djalë emrin për herë të parë ja kam degjuar për shkak të projektit të Badocit, të cilin shefi i tij aktual ia pati anuluar atë projekt’, u shpreh ai.

Ai shtoi se Rama nuk i njeh mirë problemet në Prishtinë.

‘Rama as nuk është informuar me problemet në Prishtinë, e pamë edhe huqjen me Badocin i cili nuk e dinte a shkon me Graçanica apo Prishtinë’, shtoi ai.

‘Do të mund të ishte drejtor i mirë nëse merr detyra nga një kryetar i mirë. Prishtinës kurrë nuk i kanë mungu arkitetektë e ekspertët, Prishtinës i ka munguar vendimmarrja. Si mungesë e saj është shkaktu ky kaos, qoftë urbanistik, qoftë në aspekte të tjera’, u shpreh Haradinaj.

Shpërndaje në: