Daut Haradinaj pyet Thaçin dhe Mustafën: A po ju vjen marre

Daut Haradinaj pyet Thaçin dhe Mustafën: A po ju vjen marre

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Daut Haradinaj ka ngritur një shqetësim në lidhje me rrugët në rajonin e Dukagjinit.

Ai shkruan:

Qasja që ka pasur qeveria Thaçi ndaj Rajonit të Dukagjinit, dhe po e njejta qasje që vazhdon ta ketë edhe pasardhësi i tij Isa Mustafa, nuk është as e moralshmë e as njerëzore.
Ka më shumë se pesë vjet, që ka filluar ndërtimi i një rrugë që e lidhë kryeqytetin me Dukagjinin, ku gravitojnë më shumë se një e treta e popullsisë së Kosovës, dhe ajo ende është në një gjendje të mjerë.
Unë kam veç një pyetje për qeveritarët e Kosovës. A po ju vjen marre!!!
Kur Kosova po mbushet me autostrada, e me rrugë me katër korsi, ku qarkullimi është minimal, e ju e leni Dukagjinin në këtë gjendje. Ata para që ju i keqpërdorni, janë paratë e taksapaguesve të Kosovës dhe jo tuajat.
Kthjellohuni o të mjerë!

Shpërndaje në: