Daut Haradinaj: Qeverisja e ardhshme do të jetë në shërbim të zhvillimit të bujqësisë në kryeqytet

Daut Haradinaj: Qeverisja e ardhshme do të jetë në shërbim të zhvillimit të bujqësisë në kryeqytet

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka vazhduar me prezantimin e planit të tij për Prishtinën. Gjatë vizitës në fshatin Prugovc, tek bujku Behram Berisha, Haradinaj ka thënë se gjatë qeverisjes së tij zhvillimi i bujqësisë do të jetë njëri ndër prioritetet kryesore.

Ai tha se në qeverisjen e tij bujqit do të kompenzohen në masën 50% të shpenzimit të derivateve. Identifikimi i produkteve bujqësore të kryeqytetit me kodin +38, përmes të cilit do të priviligjohen këto produkte është njëra pikat programore të Haradinajt.
“Bujqit do të subvencionohen për rendimentet, makineritë dhe derivateve” shtoi Haradinaj.

Kujtojmë se Haradinaj ka qenë ndër të parët nga kandidatët për Prishtinën që ka filluar me prezantimin e planprogramit qeverisës.

Shpërndaje në: