Daut Haradinaj sot në ora 17:00, në shtabin e tij zgjedhor mban takimin kryesor të fushatës

Daut Haradinaj sot në ora 17:00, në shtabin e tij zgjedhor mban takimin kryesor të fushatës

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj përmes profilit të tij në facebook ka njoftuar se sot me fillim në ora 17:00, në ambientet e shtabit të tij zgjedhor, tek Sheshi 21, mban takimin kryesor të fushatës.

Ndër të tjera, Haradinaj ka ftuar qytetarët dhe përkahësit që të mobilizohen në këtë rrugëtim të shpresës për kryeqytetin.

Njoftimi i plotë

Të nderuar qytetarë, përkrahës të vizionit ‘e para Prishtina’,

Sot me fillim në ora 17:00 në Shtabin Zgjedhor për Prishtinën, bashkë me kandidatët për asamble, mbajmë takimin kryesor të fushatës.

Të gjithë të mobilizohemi në këtë rrugëtim të shpresës për kryeqytetin.

Shihemi në zyret e Shtabit Zgjedhor, tek Sheshi 21!

 

#eparaPrishtina

#punamarë

Shpërndaje në: