Daut Haradinaj: Tentimi për shtyerjen e zgjedhjeve, dëshmi e ikjes nga përgjegjësia përballë qytetarëve

Daut Haradinaj: Tentimi për shtyerjen e zgjedhjeve, dëshmi e ikjes nga përgjegjësia përballë qytetarëve

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca rreth mundësisë për shtyerjen e zgjedhjeve.

Pas një deklarate të tillë të Konjufcës, siç duket se në shërbim të Lëvizjes Vetëvendosje dhe përgatitjes së terrenit për të shtyrë zgjedhjet janë vënë presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Ndërkaq, kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka thënë se këto zhvillime vijnë si pasojë e dështimit dhe ikjes së përgjegjësisë nga qytetarët.

Tutje Haradinaj shtoi se të njëjtit nuk e morën guximin një ngushëllim ta bëjnë për familjet e viktimave e as një vizitë në Infektivë e repartet e tjera.

“Në demokraci zgjedhjet janë mjeti më i mirë i vlerësimit. 17 tetori duhet të jetë dita e vlerësimit për ta”, përfundoi Haradinaj.

Kujtojmë se zgjedhjet e fundit janë mbajtur pavarësisht faktit se Kosova ishte në situatë pandemike, kurse më të zëshmit në kërkesë për mbajtjen e zgjedhjeve ishin pikërisht zyrtarët e partisë që tani është në pushtet.

Shpërndaje në: