Daut Haradinaj vazhdon të shkëlqejë, qytetarët mbushin sallën në përkrahje të tij

Daut Haradinaj vazhdon të shkëlqejë, qytetarët mbushin sallën në përkrahje të tij

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj po vazhdon me fushatën e tij intensive në kryeqytet. Haradinaj çdo ditë është në takime me qytetarë të shumtë kryeqytetit të cilët masovikisht po e mbështesin parezervë programin e tij ‘e para Prishtina’.

Përmes profilit të tij në Facebook, Haradinaj ka publikuar fotografi të takimit me banorë nga lagje të ndryshme të kryeqytetit, ku shihet një numër i madh i tyre, të mobilizuar në përkrahje të tij.

Haradinaj u shpreh se me ofertën e tij programore dhe listën për Kuvend Komunal po dëshmohet revolucion në mbështetje popullore.

Sipas Haradinajt, Prishtina historikisht i ka prirë ndryshimeve dhe prapë po i prin ndryshimit që të kemi një kryeqytet konkurrues me rajonin.

Vlen të theksohet se kur po i afrohemi ditës së mbajtjes së zgjedhjeve më 17 tetor, gara për Prishtinën kurrë s’ka qenë më interesante dhe e paparashikuar. Ndërkaq, Haradinaj po i befason të gjithë me terrenin që ka fituar gjatë muajve të të fundit, si rezultat i punës së tij aktive për muaj të tërë. Nga shumë njohës politikë, Haradinaj shihet si pretendent kryesor për të hyrë në balotazh në Prishtinë.

Shpërndaje në: