Daut Haradinaj vizitë në Kosovën e Prishtinës: Përveç dyfishimit të buxhetit për klubet sportive, çdo lagje do ta ketë palestrën e vet

Daut Haradinaj vizitë në Kosovën e Prishtinës: Përveç dyfishimit të buxhetit për klubet sportive, çdo lagje do ta ketë palestrën e vet

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka shpërndarë një video të vizitës së tij në klubin futbollistik “Kosova” në Prishtinë.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se dhjetëra sportistë janë rritur në këtë klub, mes tjerash ka përmendur emra të njohur si Amir Rrahmani, Enis Fetahu, Muhamet Dragusha, Liridon Leci, Liridon Kukaj, Xhevdet llumnica, Isuf Llumnica, Blerim Haxholli dhe Kastriot Rexha. “Kosova e Prishtinës njihet për historinë e lavdishme në futbollin kosovar. Në këtë klub janë rritur emra të mëdhenj si; Amir Rrahmani, Enis Fetahu, Muhamet Dragusha, Liridon Leci, Liridon Kukaj, Xhevdet llumnica, Isuf Llumnica, Blerim Haxholli, Kastriot Rexha si dhe dhjetëra sportistë të tjerë.”, ka shkruar Haradinaj.

Daut Haradinaj ka premtuar buxhet të dyfishuar për klubet e kryeqytetit e po ashtu për secilën lagje nga një palestër.

“Në qeverisjen e ardhshme, përveç dyfishimit të buxhetit për klubet sportive, çdo lagje do ta ketë palestrën e vet.”, ka shkruar Haradinaj. Kandidati për kreun e Prishtinës nga radhët e AAK-së, në videon e paraqitur ka shfaqur kushtet e tmerrshme në të cilat funksionon ky klub i njohur kryeqytetas. Lagjja “Kodra e Trimave” ku gjendet dhe klubi “Kosova” edhe pse ka 72 mijë banorë, nuk ka asnjë palestër të vetme.

Haradinaj në programin e tij ka paraparë ndërtimin e 5 palestrave sportive në “Kodrën e Trimave” gjatë dy viteve të para të mandatit. “Kodra e Trimave do të shndërrohet në “fabrikë prodhuese” për sportin vendor dhe ndërkombëtar.”, ka shkruar Haradinaj.

Gjithashtu, gjatë vizitës në këtë klub, Daut Haradinaj ka thënë se: “Ushtria më e fuqishme ndërkombëtare e Kosovës për momentin është kah dëshmohet sporti”. Ai ka shprehur shqetësimin edhe për diskriminimin që iu bëhet sportisteve, duke shtuar se ai synon që këtë problem ta rregullojë sipas standardeve që aplikohen në Evropë.

https://www.facebook.com/DautHaradinaj/videos/2598423257119707

Shpërndaje në: