Daut Haradinaj: Zbatimi i Ligjit për kryeqytetin do të jetë veprimi i parë

Daut Haradinaj: Zbatimi i Ligjit për kryeqytetin do të jetë veprimi i parë

Kandidati i AAK-së për Prishtinën, Daut Haradinaj ka treguar se për çka do të mbahet mend nëse do të bëhet kryetar i kryeqytetit.

Haradinaj ka thënë se do të mbahet mend për zbatimin e Ligjit për kryeqytetin, në të cilin përfshihen plot sektor.

“Mendoj që zbatimi i ligjit për kryeqytetin, ky do të jetë veprimi i parë dhe për të cilin do të mbahem mend dhe kur flasim për zbatimin e Ligjit për kryeqytetin nënkupton, spitalin e kryeqytetit policinë, decentralizimn e pushtetit të kryeqytetit dhe ndërmarrjet komunalet edhe për pastrim, për trafikun, legalizimin dhe praninim teknik dhe për unazën e madhe dhe kolektorin”

“Ne kemi hartu një program një plan dhe një listë prej emerave më të mrië dhe besoj që me 17 tetor do ta marrimi besimin dhe pastaj do të kujtohemi për punë”, ka thënë Haradinaj në debatpernime, transmeton Periskopi.

 

Shpërndaje në: