David de Gea nuk u përmbajt aspak në intervistën absolutisht brutale pas humbjes poshtëruese nga Watfordi

David de Gea nuk u përmbajt aspak në intervistën absolutisht brutale pas humbjes poshtëruese nga Watfordi

David de Gea nuk përmbajti kritikat pas humbjes 4-1 të Manchester Unitedit kundër Watfordit, të shtunën.

Nga të gjitha ato paraqitje të dobëta të ‘Djajve të Kuq’ gjatë këtij sezoni, David de Gea është ndër të vetmit që mund të mburret pasi nuk e la asnjëherë skuadrën në baltë.

Po të mos ishin pritjet spektakolare të De Geas, kemi arsye të fortë të besojmë se Manchester Unitedi do të binte edhe më shumë në tabelë, transmeton Periskopi.

Sidoqoftë, ai pas humbjes poshtëruese kundër Watfordit, vendosi të lansonte kritika të sinqerta dhe të guximshme.

”Ishte turpëruese, mënyra si luajtëm sot,” tha De Gea. ”Pjesa e parë ishte shumë e dobët – nuk është e pranueshme për këtë klub dhe këtë nivel futbollistësh që kemi. Është tjetër makth.

”Ka pasur vështirësi, por nuk di çka të them, kam qenë në momente të vështira me këtë klub por ne jemi në një situatë të vështirë – nuk e dimë çka të bëjmë me topin, po pranojmë shumë gola. Është moment i tmerrshëm.

”Është e lehtë të fajësojmë trajnerin dhe stafin por ata që janë në fushë janë futbollistët dhe janë ata që duhet të shënojnë gola dhe të luftojnë në fushë.

”Duhet ta shikojmë veten një nga një dhe të japim më shumë për fansat dhe klubin. Është e vështirë të them pse patëm një paraqitje të tillë – nuk di çka të them.

”Është e vështirë të jesh në zhveshtore tash – jemi të trishtë, të frustruar. Personalisht, jam i lënduar – është situatë shumë e vështirë për tërë klubin.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: