David Haye fitoi meçin kundër Fournier – ja sa para fitoi atë mbrëmje

David Haye fitoi meçin kundër Fournier – ja sa para fitoi atë mbrëmje

David Haye shënoi rikthimin e tij të shumëpritur në ring, kundër Joe Fournier, më 11 shtator – dhe dukej sikur nuk kishte pauzuar kurrë.

Haye nuk ishte parë në ring që kur pensionohej pas disfatës ndaj Tony Bellew, në vitin 2018.

Përveç fitores së regjistruar, boksieri britanik fitoi edhe një shumë të majme parash. Më shumë sesa bënte kundër Bellew.

“Është çmenduri, fitova më shumë sesa fitoja kundër Bellew. Është çmenduri”, ka thënë Haye, transmeton Periskopi.

Shuma specifike nuk është bërë e ditur akoma. Boksierët kanë fituar edhe nga sistemi PPV.

Raportime të ndryshme bëjnë të ditur se ata kanë fituar nga 4 milionë secili. /Periskopi/

Shpërndaje në: