David Luiz do të kthehet në Brazil, arrin marrëveshje me Flamengon

David Luiz do të kthehet në Brazil, arrin marrëveshje me Flamengon

Luiz do ta vazhdojë pjesën e mbetur të karrierës në Brazil.

Qendërmbrojtësi brazilian, i cili bëri një karrierë mjaft të mirë në Evropë, do të kthehet në vendlindje për të vazhduar karrierën e tij.

Sipas raportimeve të fundit nga Fabrizio Romano, lojtari ka arritur marrëveshje verbale me klubin, përcjell Periskopi.

Lojtari do të ketë kontratë deri në dhjetor të vitit 2022.

Synimi i mbrojtësit është që të fitojë titullin e kampionit edhe në Superligën e Brazilit. /Periskopi/

Shpërndaje në: