DC Comics: Supermani është biseksual, bie në dashuri me shokun e tij

DC Comics: Supermani është biseksual, bie në dashuri me shokun e tij

DC Comics ka njoftuar që në versionin e saj të fundit, Jon Kenti ose siç njihet ndryshe Supermani, do të jetë biseksual.

Në librin e ri komik, Jon do të portretohet në një lidhje me mikun e tij Jay Nakamuran, që ka seksin e njëjtë [mashkull].

Rrëfimi është pjesë e tregimit “Superman: Son of Kal-El”, një serie që do të ndjek Jonin derisa merr mantilin e Supermanit nga babai i tij, Clark Kent, raporton BBC, përkthen Periskopi.

DC Comics e bëri njoftimin në Ditën Kombëtare të Shpalljes të së vërtetës [Coming Out] për orientimin seksual.

Prej që u njoftua për projektin në muajin korrik, Jon ka luftuar vazhdimisht me zjarret e shkaktuara nga kriza klimatike, ka ndaluar të shtënat nëpër shkolla të mesme, dhe ka protestuar kundër dëbimit të emigrantëve.

Shpërndaje në: