De Biasi flet pas votimit, tregon arsyen pse votoi

De Biasi flet pas votimit, tregon arsyen pse votoi

Gianni De Biasi ka folur për herë të parë pasi ka votuar zgjedhjet parlamentare që po zhvillohen në vendin tonë.

Ish-trajneri i Kombëtares, i cili në orën 12:00 ka votuar në një nga zonat tradicionale në Tiranë, te “Xhamlliku”.

“Kam disa vite që jetoj në Shqipëri dhe e njoh shumë mirë këtë vend. Nëse nuk do më përfshinin në lista do isha i mërzitur. Isha i qartë për votimin pasi procedura është e thjeshtë.

Do të vazhdoj të ndjek zhvillimet e fundit nga vendi që kam kaluar emocione të mëdha. Do të votoj edhe herë të tjera…”, u shpreh shkurtimisht ai.

Shpërndaje në: