De Biasi: Kështu do ta mposhtim Spanjën

De Biasi: Kështu do ta mposhtim Spanjën

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi tashmë ka zbuluar strategjinë se si do të mposhtë Spanjën.

Kuqezinjtë presin spanjollët me 9 tëtor në Loro Boriçi të Shkodrës.

“Do të ndërtojmë murin e Berlinit përpara portës dhe më pas do të hidhemi në kundërsulm. Do të shënojmë një gol dhe ia dolëm”, deklaroi De Biasi.

“Italia dhe Spanja janë ekipe që teknikisht kanë shumë elemente të rëndësishme dhe me mentalitet fitues”.

“Ato fitojnë edhe kur nuk janë në 100 për qind të formës por ne do të provojmë me stilin tonë t’i vendosim në vështirësi pse jo edhe të fitojmë”, përfundoi italiani me pasaportë shqiptare. /Periskopi.com

Shpërndaje në: