De Boer brutal ndaj gjinisë femrore, e quan qesharake idenë që femrat të paguhen njejtë si meshkujt

De Boer brutal ndaj gjinisë femrore, e quan qesharake idenë që femrat të paguhen njejtë si meshkujt

Kupa e Botës për femra këtë vit ishte një hap gjigant para drejt popullaritetit të sportit për gjininë femërore.

Rekordet e shikueshmërisë u thyen rreth e qark globit, derisa pati audiencë më të gjërë se kurrë më parë për eventin që zuri vend në Francë.

Shitja e biletave kaloi një milionëshin dhe pati më shumë sponsorë se kurrë më parë.

Ngritja e sportit te femrat ka ndikuar në rritjen e zërave për pagë të njejtë me meshkujt, me disa top yje dhe madje edhe Kombet e Bashkuara që kërkuan ndryshimin.

p1di60bqmp94tvq014f75ia1nle9.jpg

Por jo të gjithë po pajtohen me këtë ide.

Trajneri holandez, Frank de Boer, i cili ka drejtuar klube si Ajaxi, Crystal Palace dhe tani Atlanta United, beson se kjo ide është qesharake.

“Mendoj, për mua, është qesharake,” tha De Boer.

“Është njejtë si tenisi. Nëse po e shikojnë Kupën e Botës 500 milionë njerëz ose diçka e tillë, dhe finalen e femrave 100 milionë, ky është dallimi.

“Pra, nuk është njejtë. Dhe natyrisht ato duhet të paguhen aq sa meritojnë jo më pak, thjesht atë që e meritojnë vërtet.

“Nëse është po aq i popullarizuar si për burrat, ato do të marrin atë që meritojnë, sepse të ardhurat nga reklamat do të investohen në paga.

“Por nuk është ashtu, pra pse ato duhet të fitojnë njejtë?

“Mendoj se kjo është qesharake. Nuk e kuptoj këtë.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: