De Gea flet për ndikimin e Ronaldos te skuadra e Man Utd

Periskopi.com Sporti

Portieri i Manchester United, David De Gea, ka folur për impaktin që Cristiano Ronaldo ka në skuadër.

Prezenca e portugezit në ‘Old Trafford’ ndikon shumë në mentalitetin e skuadrës për të ndjekur trofetë e mëdha.

Sipas De Gea, qysh në javët e para vërehet se skuadra shihet ndryshe në garën për tituj, pas ardhjes së CR7.

“Mendoj se ndikimi veçse shihet. Është e mrekullueshme ta kemi përsëri në shtëpi. Ai tashmë është legjendë e klubit, është një djalë i shkëlqyer ta ndjekësh çdo ditë se si stërvitet në palestër, si e trajton veten, si kujdeset për trupin dhe veten e tij”, ka thënë De Gea, transmeton Periskopi.

“Ai është lojtar i shkëlqyer dhe është fantastike ta shohim çdo ditë duke ndihmuar skuadrën”, shtoi spanjolli.

Cristiano tani ka shokë skuadre emra si Jesse Lingard, që dikur e shihnin portugezin vetëm si një idhull. Sigurisht se prezenca e tij shtynë ata më fuqishëm drejt titujve. /Periskopi/

Shpërndaje në: