De Jong e Araujo do të jenë në dispozicion të Koeman për ndeshjen ndaj Benfica

De Jong e Araujo do të jenë në dispozicion të Koeman për ndeshjen ndaj Benfica

Ronald Koeman i ka punët më të lehta në ndeshjen ndaj Benfica, sa i përket mundësive për të zgjedhur formacionin.

Në dispozicion të trajnerit holandez për ndeshjen e Champions League do të jenë edhe Frenkie de Jong e Ronald Araujo, përcjell Periskopi.

Mesfushori holandez që është një nga pikat kyçe të skuadrës mungoi në fundjavë ndaj Levante për shkak të kartonit të kuq.

Sipas raportimeve në Spanjë, Koeman ka një dilemë të madhe sa i përket repartit të mesfushës. Pas paraqitjes mbresëlënëse të Gavi, trajneri holandez po mendon nëse duhet ta startojë atë apo Sergi Roberton.

Barcelona dhe Benfica përballen nesër, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Champions League. /Periskopi/

Shpërndaje në: