De Jong i përgjigjet interesimit nga United: Jam në klubin më të mirë në botë

De Jong i përgjigjet interesimit nga United: Jam në klubin më të mirë në botë

Tanimë nuk është sekrete interesimi serioz i Manchester United për yllin e Barcelonës, Frenkie de Jong.

Sipas shumë spekulimeve që po qarkullojnë, për shkak të situatës financiare dhe problemeve me borxhe, Barçës mund t’i duhet të bëjë një sakrificë, duke larguar këtë verë një nga yjet e skuadrës.

Emri më i përfolur për tu larguar nga “Camp Nou” është mesfushori Frenkie de Jong, për të cilin interesim serioz ka treguar gjiganti anglez, Manchester United.

Por, këtij interesimi i është përgjigjur De Jong, ku tha që është i gëzuar ta dëgjojë këtë por ai ndjehet mirë te klubi më i mirë në botë.

“Je gjithmonë i lumtur kur skuadrat shprehin interesim në ty si lojtar, por unë jam në klubin më të mirë në botë për momentin. Ndjehem mirë këtu te Barça, kështu që jo, nuk ka lajme”, tha De Jong.

Siç është raportuar nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, Barcelona po konsideron ta shesë Frenki de Jong, ku pritet të pranojë ofertë në regjionin e 85 milionë eurove për yllin holandez.

Shpërndaje në: