De Laurentiis: Ja pse e shkarkova Ancelottin

De Laurentiis: Ja pse e shkarkova Ancelottin

Gennaro Gattuso është trajner i ri i Napolit.

Ish trajneri i Milanit është zyrtarizuar te Napoli, si pasues i të shkarkuarit Carlo Ancelotti.

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis është paraqitur në konferncën e prezantimit të Gattusos.

Ai po ashtu ka folur edhe për të larguarin, Carlo Ancelottin, dhe arsyet që çuan në shkarkimin e tij.

“Më duhet të falënderoj Ancelottin që na ndoqi deri tani. Mbetem mik i tiji, isha përpara dhe vazhdoj të jem. Mes nesh ka raport të ngushtë dhe të sinqertë. Kam lexuar që kemi pasur përplasje por nuk është kështu. Më vjen keq që erdhën gjërat kështu”, ka deklaruar De Laurentiis.

“Nuk jemi as grua dhe as burrë, por dy persona që kanë punuar bashkë dhe në një moment, për të mos prishur reputacionin e Carlos i thashë që është më mirë të ndahemi këtu”.

Shpërndaje në: