Deandre Jordan flet për rolin e tij tek Lakers, i ka të qarta detyrat e tij

Deandre Jordan flet për rolin e tij tek Lakers, i ka të qarta detyrat e tij

DJ ka dhënë disa komente mbi atë se çfarë pritet nga ai në sezonin e ri që po afron.

Deandre Jordan do të luajë këtë sezon me fanellën e Los Angeles Lakers, me synimin për të fituar titullin e kampionit.

Qendra amerikane ka thënë se detyra e tij do të jetë kontributi për grupin në anën defensive, por edhe në dhomat e zhveshjes, me eksperiencën e tij, përcjell Periskopi.

“Vij këtu për të mbrojtur topi, të ndryshoj gjuajtjet, të bllokoj gjuajtjet, të bëj më shumë kërcime, të liroj hapësira për shokët e skuadrës, por edhe të jem shok i mirë në dhomat e zhveshjes”, ka thënë Jordan.

DJ sezonin e kaluar e kaloi me fanellën e Brooklyn Nets, kurse këtë edicion do të jetë krah LeBron James.

Jordan ka një eksperiencë të madhe në NBA dhe do të jetë ndihmë e madhe për skuadrën nga LA. /Periskopi/

Shpërndaje në: