Debat në Serbi: Pse presidentët amerikanë shkojnë në Kosovë, Slloveni, e jo në Beograd

Debat në Serbi: Pse presidentët amerikanë shkojnë në Kosovë, Slloveni, e jo në Beograd

Në Serbi është hapur një debat rreth vizitave të Presidentëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd. Kjo temë është iniciuar nga Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Dacic i cili madje ka fajësuar Amerikën për këtë.

Në Serbi tash e sa kohë diskutohet për pozicionimin e këtij shteti në raport me SHBA dhe Rusinë.

“A ka ndonjë njeri të gjallë në administratën amerikane që u kujtohet se cili ka qenë Presidenti i fundit i SHBA’së që ka vizituar Beogradin” ka pyetur para disa ditësh Dacic derisa ka folur rreth ndikimit të Rusisë në Serbi.

“Askush nuk ka të drejtë të ankohet. Vetë janë fajtorë” ka thënë ai.

Mediat serbe kanë rikujtuar se në Beograd kanë qëndruar Richard Nixon në vitin 1970, Gerlad Ford më 1975.

Po ashtu përmendet edhe vizitat që Presidentët amerikanë i kanë bërë në vende të rajonit sic janë Kroacia, Sllovenia etj.

“Bushi i ri e ka vizituar Kryeqytetin e Shqipërisë para 10 vitesh dhe kjo vizitë do të mbahen në mend që ai në SHBA u kthye pa orën e dorës. Është interesante se Clinton e ka vizituar dy herë Kosovën, ndërsa Bush në vitin 2001 duke qëndruar në Bazën “Bondsteel” shkruajë mediat serbe.

Shpërndaje në: